Miresevini ne rrjetin e Kazinove Astra

Historiku

Astra Albania Sh.A ka filluar funksionimin e saj si sipëmarrje në 1995. Fillimisht, sallat e para me lojra fati u hapën në Durrës dhe në një kohë shumë të shkurtër, veprimtaria u perhap edhe në Tiranë. Sot kompania, i ka zyrat qëndrore në Tiranë dhe i ka të shtrira degët e saj në Durrës, Sarandë, Elbasan, Korçë, Kukës, Pogradec, Shkodër, Lezhë, Bulqizë dhe Vorë. Ka gjithesej 27 salla lojrash fati në gjithë Shqipërine dhe ka rreth 265 punonjës.

Që prej 2010 Astra Albania Sh.A zotërohet prej Grupit Novomatik. Novomatik eshte një kompani e integruar globale e lojërave të fatit, si dhe një prodhues i pajisjeve të teknologjisë më të fundit të këtyre lojrave duke synuar përhapjen e tyre të vazhdueshme të ekuilibruar. Pika kryesore të këtij grupi ka në vendet anëtare të Bashkimit Europian; tregjet në Europën qëndrore, lindore dhe juglindore ku Novomatik ishte i pranishëm si rrjedhojë e hyrjes së hershme në këtë treg. Kjo ka bërë te mundur krijimin e nje pozicioni të shkëlqyer si dhe zgjerimin e zones së influences me nje rritje eksponenciale në vende te Azisë dhe Amerikës Latine.

Përmirësim nëpërmjet inovacionit.  Ajo çka e ka karakterizuar këtë kompani është reputacioni i saj që e ndjek për sa i përket cilësisë së lartë dhe përmirësimeve drastike që kanë ndodhur përgjatë viteve. Që prej fillimit Astra ka vendosur standarde të larta për sa i përket aparaturave dhe teknologjinë e aplikuar në këto pajisje, duke e kthyer atë në një kompani lider. Objektivi kryesor i kompanisë është ai i përmirësimit nëpërmjet inovacionit. is What is important always the game: first, last and always. Prej kohësh tanimë stafi i Astra përpiqet të kombinojë eksperiencën solide në këtë industri me objektivat e saj që e kanë kthyer në një kompani të sukseshme  pjesë të tregut shqiptar prej 19 vitesh. Si rezultat, klientëve të Astrës iu ofrohet një gamë e tërë lojrash, nga të cilat ata mund të përzgjedhin.